POLITIKO-SHOQËROR mb.

1. Që ka të bëjë me një politikë të caktuar dhe me marrëdhënie të caktuara të njerëzve në shoqëri; që lidhet me jetën dhe me veprimtarinë politike e shoqërore në një vend. Sistemi (rendi) politiko-shoqëror. Jeta politiko-shoqërore. Veprimtari (luftë) politiko-shoqërore. Forcat (kushtet) politiko-shoqërore. Pikëpamje (probleme) politiko-shoqërore. Çlirimi politiko-shoqëror.

2. Që trajton çështje me karakter shoqëror, ideologjik e politik, që merret me probleme të politikës, ideologjisë e të marrëdhënieve shoqërore në një vend. Libri politiko-shoqëror. Letërsi politiko-shoqërore.