POMPË f.

1. Makinë a pajisje e posaçme që shërben për të nxjerrë nga toka ujë ose naftë, për ta ngritur ujin në një vend më të lartë etj.; tullumb uji, trumbë. Pompë elektrike. Pompë ujitëse. Pompë vaji (benzine, nafte). Nxjerr me pompë.

2. Vegël e posaçme që shërben për të mbartur një gaz nëpërmjet shtypjes, për të fryrë me ajër gomat e biçikletave, të automjeteve etj. Pompë thithëse. Pompë dore. Pompa e biçikletës. Pompa e zjarrfikëses.

3. Vegël që përdoret për të spërkatur bimët, për të lyer muret me gëlqere etj. me anën e forcës së ajrit. Pompë spërkatëse. Pompë shpine. Pompë për pluhurosje (për lyerje).