POMPOJ kal.

1. Nxjerr nga toka një lëng ose e ngre një lëng në një vend tjetër më të lartë me anë të një pompe. Pompoj ujin.

2. Spërkat me pompë.

3. jokal. vet. veta III. Thith a nxjerr një lëng, një gaz ose ajër. Pompa nuk pompon.

4. fig. Nxjerr diçka në sasi të madhe, si me pompë.

5. fig. bised. E fryj dikë me fjalë kundër një tjetri; e mbush.