POPULLARIZOJ kal.

1. E bëj të njohur dikë a diçka në masat e gjera të popullit; e përhap në popull diçka, e bëj të masave. Popullarizoj shembullin e mirë (sukseset, arritjet). Popullarizoj ligjet. Popullarizoj sportin. Popullarizoj në shkallë të gjerë.

2. Përhap diçka në popull, duke e paraqitur sa më thjeshtë e qartë që të kuptohet nga masat e gjera. Popullarizojmë shkencën.