PORDHË f.

1. Gaz i barkut me erë të keqe, që i del njeriut a kafshës me zhurmë nga poshtë.

2. kryes. fig. thjeshtligj. Fjalë të kota, pallavra, gjepura; punë boshe. Shet (grin) pordhë ai. Nuk i dëgjon njeri pordhët e tij. S'mbahet shtëpia me pordhë. fj. u. Nuk skuqen vezët me pordhë. fj. u.

  • Pesë pordhë, dhjetë grosh thjeshtligj. shumë shtrenjtë. Sillet si pordha nëpër brekë thjeshtligj. sillet vërdallë kot, pa bërë asnjë punë. Ia bëri mendjen pordhë dikujt thjeshtligj. e turbulloi, e hutoi fare, ia mori mendjen. E harroi pordha vërën thjeshtligj. i ka ulur veshët, s'mbahet më me të parën, sepse ka ndërruar gjendja.