PORTOFOL m.

1. Çantë e vogël xhepi prej lëkure etj., me dy a më shumë të ndara, që hapet e mbyllet dhe që shërben për të mbajtur në të para, dokumente vetjake etj. Nxori portofolin. Humbi portofolin. E futi në portofol.

2. libr. Posti i një ministri. Portofol ministror. Ministër pa portofol. Mbante portofolin e ministrit të financave.