PORTRET m.

1. Fotografia, vizatimi, piktura a skulptura e fytyrës së një njeriu ose të një grupi njerëzish. Portretet e klasikëve të marksizmit. Portreti i një punëtori të dalluar. Portreti i Skënderbeut. Portreti i babait. Vizatoi (pikturoi, bëri) një portret. E vari portretin në mur.

2. let. Përshkrimi i pamjes së jashtme të një njeriu së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale; përshkrimi i një sendi a dukurie; lloj shkrimi që bën përshkrim të tillë. Portreti i komunistit. Portreti i gruas në letërsi. Portreti i fshatit.

3. fig. Tërësia e tipareve karakteristike e më të përgjithshme të dikujt, që përbëjnë figurën e tij dhe që e dallojnë nga të tjerët. Portreti i njeriut të punës. Portreti i klasës punëtore shqiptare.

  • Portret i gjallë shih te GJALLË (i,e) 7.