PORTRETIZOJ kal.

1. let. Përshkruaj pamjen e jashtme të një njeriu, së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale, bëj portretin e dikujt a të diçkaje. Portretizon heroin e ditëve tona. E portretizon me mjeshtëri.

2. fig. libr. Përshkruaj dikë; jap tiparet karakteristike e më të përgjithshme të diçkaje. Vallja portretizonte fitoret madhështore.