POSAÇËRISHT ndajf.

1. Për një qëllim a detyrë të caktuar, në mënyrë të posaçme; veçanërisht, në mënyrë të veçantë. Shkoi (e dërgoi) posaçërisht. E zgjodhi posaçërisht. Kujdeset posaçërisht për të.

2. përd. pj. Përdoret për të përforcuar, për të kufizuar a për të veçuar kuptimin e një fjale, të një togfjalëshi ose të një fjalie me kuptimet «sidomos; veçanërisht». Me rëndësi posaçërisht të madhe. Ata ishin posaçërisht të kënaqur, që merrnin pjesë në këtë gëzim të përbashkët.