POSHTË

I. ndajf.

1. Në lartësi të vogël nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër në drejtim pingul; më ulët se diçka tjetër ose se zakonisht; bised. në katin më të ulët, në katin e poshtëm; kund. lart; sipër. Nga mesi e poshtë. Është poshtë. Ulu (zbrit) poshtë! Gjendet më poshtë. Shkoi poshtë.

2. Në drejtim pingul duke u nisur nga lart; në drejtim të pjerrët, tatëpjetë në një vend a drejt një vendi që shtrihet nën një tjetër, teposhtë; kund. lart, sipër; përpjetë. Poshtë e më poshtë duke rënë gjithnjë e më poshtë. Ra poshtë. Bëri poshtë zbriti. Lëviz (shkon, zbret) poshtë. Iku poshtë. E ktheu me kokë poshtë. Nga poshtë lart (nga lart poshtë). S'i shkon buka (uji) poshtë.

3. Nën diçka që është më lart ose që shërben si strehë; nën një vend a nën një send; në një vend të ulët; kund. lart. Poshtë nën çati (nën pemë). Poshtë nën tryezë. Poshtë nën jastëk (nën dyshek, nën krevat). Poshtë nën fushë.

4. Në pjesën që vjen më pas, më tej, pastaj; kund. lart. Njoftoi (deklaroi) si më poshtë... libr. E shpjegon më poshtë. Përmendet më poshtë. Më poshtë po japim tekstin e plotë të fjalimit. Më poshtë shkruan (thotë) se...

5. Më pak se një masë a se një sasi e caktuar; më pak se një moshë a se një pjesë kohe e caktuar; më pak nga ç'është; duke përfshirë kufirin a cakun e fundit në një varg gjërash etj.; kund. lart. Njëzet vjeç e poshtë. Nga brigada e poshtë. Nuk e jep (nuk e shet) më poshtë. Iu ul çmimi pesë lekë më poshtë.

6. Në organet e ulëta të administratës shtetërore, në organet vartëse në shtresat e gjera të popullit, te masat, në bazë; kund. lart. Kritikë (kontroll) nga poshtë. Shkoi (e dërguan) poshtë. Vjen nga poshtë.

7. Me zë a me ton më të ulët; kund. lart. Merre këngën më poshtë.

8. fig. Më keq, më pak, më prapa se të tjerët; jo në një shkallë a në një nivel me të tjerët, jo në lartësinë e duhur; kund. lart. Është (qëndron) më poshtë se të tjerët. Ishte poshtë nga ana e përgatitjes. Sa poshtë që ishte!

9. përd. em. Shkallë më e ulët e një shkallëzimi shtetëror a shoqëror; kund. lart. Nga poshtë lart (nga lart poshtë). E shikon nga poshtë.

10. përd. kallëzues. keq. Përdoret në fjali këlthitëse, kur hedhim parulla kundër armiqve e tradhtarëve. Poshtë armiqtë (tradhtarët, fashistët)! Poshtë imperializmi! Poshtë kapitalistët!


II parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar:

1. Vendin më të ulët, që është nën një tjetër; nën. Poshtë tryezës. Poshtë çatisë. Poshtë gjunjëve. Është poshtë fshatit.

2. Vendin, nëpër të cilin shkon dikush a diçka duke zbritur pjerrtas. Shkoi poshtë luginës. U var poshtë shpatit. Mori poshtë rrëpirës.

  • Poshtë e lart (lart e poshtë) gjithandej, poshtë e përpjetë; tutje-tëhu. Poshtë e përpjetë gjithandej; tutje-tëhu. Poshtë e më poshtë keq e më keq. Bën (shkon, merr) poshtë merr tatëpjetën, bie. E çoi poshtë dikë a diçka e çoi në një gjendje të keqe, e katandisi keq. Ka rënë poshtë dikush a diçka a) nuk vlen më si më parë, ka shkuar tatëpjetë, është bërë më keq a më i keq;

b) ka rënë nga pushteti a nga fuqia. S'bie poshtë dikush

a) e mban veten mirë, s'e lëshon veten; nuk thyhet, nuk nënshtrohet; b) nuk është më i keq se të tjerët, nuk është i keq, është mjaft i mirë. Sa poshtë ka rënë katundi! mospërf. në ç'gjendje të keqe ka rënë (dikush a diçka). E hedh poshtë diçka shih te HEDH. E hodhi poshtë dikë shih te HEDH. Me kokë poshtë pa nder, i nënshtruar, i përulur; kokulur. E ktheu me kokë poshtë diçka e trajtoi krejt ndryshe, e kuptoi a e trajtoi përmbys. Ia la kokën poshtë dikujt e ka bërë me turp, ia mori nderin. I rri poshtë dikujt nuk e kundërshton, nuk ia kthen fjalën, i rri me të butë, i nënshtrohet. Ulu (poshtë), se të panë! iron. mos u mburr, mos u trego para të tjerëve; ç'na thua! E vuri poshtë dikë

a) e rrëzoi në tokë, e mundi;

b) e mundi, e mposhti (në fjalë, në mendime etj.), e vuri përpara. E ktheu thesin me grykë poshtë shih te GRYK/Ë,~A.