POSHTËR mb.

1. I ulët nga morali e nga karakteri, i pandershëm, shumë i keq; që shpreh a përmend diçka të pandershme, në kundërshtim me moralin komunist, i ulët, i keq. Njeri (burrë, borgjez) i poshtër. Qëndrim (veprim) i poshtër. Sjellje e poshtër. Qëllime të poshtra. Në mënyrë të poshtër. Është i poshtër. S'bëhem i poshtër.

2. bised. shar. Shumë i dëmshëm; shumë i keq (zakonisht për diçka). Grip i poshtër. Rrugë (baltë) e poshtër. Dimër i poshtër.

3. krahin. Që ndodhet poshtë diçkaje tjetër, i poshtëm. Lagjja e poshtër. Bregdeti i poshtër.

4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. I ndanë hesapet me të poshtrit.