poshtërohem
POSHTËROHEM vetv.
1. Poshtëroj veten, ul veten në sy të botës duke bërë një punë të poshtër, një veprim të pahijshëm ose duke u sjellë në mënyrë të pandershme; humbas emrin e mirë që kam pasur.
2. vet. veta III bised. Humbet vlerën a rëndësinë që ka pasur; bie poshtë. Iu poshtërua hijeshia (bukuria).
3. Pës. e POSHTËROJ.