POSTAF m.

Lug i madh prej trungut të një druri ose prej guri, që vihet poshtë çezmës për të mbledhur ujë që të pijë bagëtia; govata e çezmës a e pusit që shërben zakonisht për të larë rroba; lugare. Postaf guri (druri). Postafi i kroit (i pusit). Pinin ujë në postaf. Lajnë në postaf.