POSTBLLOK m.

1. Vend në një pikë kufitare të një shteti, në të hyrë të një qyteti a në një pikë të caktuar të një zone të mbrojtur, ku posta e policisë ose një rojë e posaçme ushtarake etj. kontrollon hyrjen e daljen e njerëzve dhe të materialeve; usht. vend ku një njësi e posaçme e shërbimit bën rojë gjatë njëzet e katër orëve dhe kontrollon hyrjen e daljen e njerëzve e të materialeve të ndryshme në një repart; postërojë. Postbllok i fortifikuar. Postblloku i aksionit (i sektorit). Ushtarët (roja) e postbllokut. E ndalën në postbllok. E kaloi postbllokun.

2. Tra sa gjerësia e rrugës, që mund të ngrihet e të ulet për të lënë të lirë ose për të mbyllur kalimin në një vend të caktuar.

3. fig. libr. Pengesë për të ndaluar kalimin ose zhvillimin e diçkaje; gardh. Postbllok i pakalueshëm (i pakapërcyeshëm). Është bërë postbllok kundër depërtimit të ideologjisë së huaj.