potencial
POTENCIAL m.
1. fiz. shih FUQI,~A. Potenciali elektrik (magnetik). Potenciali i rëndesës.
2. libr. Tërësia e mjeteve që zotëron dhe mund të përdorë një shtet a një vend në një fushë të caktuar të veprimtarisë; fuqi, forcë. Potenciali ekonomik (ushtarak).
POTENCIAL mb.
1. tek. Që ka të bëjë me forcën e një trupi, e cila krijohet për shkak të vendit që zë dhe të mundësive që ka për të bërë një punë. Energji potenciale.
2. libr. Që mund të ketë fuqi a të veprojë më vonë; i mundshëm. Mundësi potenciale. Rrezik potencial.