pozë
POZË f.
1. Qëndrimi që merr dikush kur del në fotografi. Bëj (marr) një pozë. bised. dal në fotografi.
2. fig. Sjellje e shtirë e dikujt, qëndrim i fryrë që nuk përputhet me të vërtetën; mënyrë sjelljeje e dikujt që do t'u bëjë përshtypje të tjerëve, veprim që bëhet për t'u dukur. Marrin pozën e mbrojtësit. Flet me (pa) poza. Bën poza. I pëlqejnë pozat.