POZICION m.

1. Vendi që zë dikush a diçka në mes qeniesh a sendesh të tjera. Pozicioni gjeografik. Pozicioni fonetik. gjuh. Në pozicion të qëndrueshëm. Në pozicionin e parë (e fundit). Pozicioni i lojtarëve. Pozicioni i tokës. Pozicioni i atomeve në një molekulë. fiz.

2. usht. Brez toke i ndërtuar posaçërisht, ku vendosen trupat për të sulmuar ose për t'u mbrojtur; vend i përgatitur e i mbrojtur që zë luftëtari në luftim; mënyra se si vendoset një njësi ushtarake ose një ushtar në luftim; kryes. vendi ku përqendrohen trupat ose ku zhvillohen veprimet luftarake. Pozicion ushtarak (strategjik). Pozicion luftimi (mbrojtjeje, për mësymje). Pozicion artilerie (mortajash). Pozicion zjarri. Pozicion për qitje në këmbë (në gjunjë, barkas). Hapën (çelën) një pozicion. Zuri pozicionin. I mbrojtën pozicionet. I lëshuan pozicionet.

3. Mënyra e mbajtjes së trupit ose të një pjese të tij kur bëjmë lëvizje të ndryshme ose kur kryejmë një punë; mënyra si mbahet trupi në ushtrimet gjimnastikore, në vallëzim etj., qëndrim. Pozicioni i trupit. Në pozicion pingul (horizontal, vertikal). Në pozicion të rehatshëm (të keq). Qitje në pozicion barkas (në gjunjë, në këmbë). usht. Rri (qëndron) në një pozicion të caktuar. Merr një pozicion të caktuar. Vendosi (mbaji) gishtat në këtë pozicion!

4. Mënyra e vendosjes së figurave në një çast të caktuar në lojën e shahut, të damës etj.

5. fig. libr. Pozitë.