POZITË f.

1. Vendi ku ndodhet dikush a diçka; gjeogr. vendi a pika në rruzullin tokësor ku shtrihet një shtet, një krahinë etj. Pozitë strategjike. Pozita gjeografike e Shqipërisë.

2. Gjendje, në të cilën ndodhet dikush a diçka; tërësia e kushteve dhe e rrethanave që ndikojnë për zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje; vendi që zë dikush në mes të tjerëve. Pozita shoqërore e dikujt. Pozita e klasës punëtore në Shqipëri. Pozita e proletariatit në vendet borgjeze e revizioniste. Pozita e gruas në të kaluarën. Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë. I forcoi pozitat. E vuri në pozitë të vështirë.

3. Detyrë me përgjegjësi e dikujt; vendi i punës i dikujt; nëpunësi e lartë. Pozitë kyç. Njeri me pozitë. Siguroi (humbi) pozitën. Ngre në pozitë. Luftonte për pozitë. Ra nga pozita. Shpërdorojnë pozitën zyrtare.

4. Tërësia e ideve, e pikëpamjeve dhe e synimeve që ka e që mbron dikush në krahasim me të tjerët; baza ku mbështetet dikush në qëndrimet e veprimet e tij; qëndrim. Pozita klasore e shkrimtarit. Qëndron në pozita marksiste (materialiste, revolucionare, luftarake, të drejta, të qarta, të shëndosha). Ranë në pozita idealiste.