pozitiv
POZITIV mb.
1. Pohues; kund. negativ. Përgjigje pozitive.
2. Që e miraton diçka, që e pranon vlerën ose dobinë e saj, që e pranon dhe e përkrah dikë a diçka. Mendim pozitiv. Qëndrim pozitiv. Prirje pozitive. Dëshirë pozitive.
3. Që ndikon për të mirë mbi dikë a mbi diçka, që e ndihmon zhvillimin; kund. negativ. Kushte pozitive. Faktorë pozitivë. Ndikim pozitiv. Dukuri pozitive.
4. Që jep përfundimin e dëshiruar; që është i dobishëm e me vlerë, që ka veti të mira; që ka qëndrim e sjellje të mirë, i mirë; kund. negativ. Përfundime (rrjedhime, rezultate) pozitive. Notë pozitive notë kaluese në shkollë. Përvojë pozitive. Shembull pozitiv. Anë pozitive. Tipare pozitive. Hero (personazh) pozitiv. let. Njeri pozitiv.
5. fiz. Që ka elektricitet të përbërë nga një rrymë protonesh, si ai që formohet duke fërkuar ebanitin me një rrobë të leshtë; kund. negativ. Bërthamë pozitive. Ngarkesë pozitive. Elektricitet pozitiv. Pol pozitiv.
6. mat. Që është më i madh se zeroja ka shenjën plus (+) përpara; kund. negativ. Numër pozitiv. Vlerë (madhësi) pozitive. Dëftues pozitiv. Shenjë pozitive.
7. mjek. Që ka shenja mikrobesh, bakteresh etj. në analizat laboratorike; që është i prekur nga një sëmundje; kund. negativ. Rast pozitiv. Analiza doli pozitive.
8. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET. Diçka që është e dobishme dhe me vlerë; diçka që jep përfundime të dëshirueshme, ndihmon zhvillimin ose ndikon për të mirë; e mira, e dobishmja. Pozitivja në art. Tregojnë (përgjithësojnë, mbrojnë, përhapin) pozitiven. Sundon pozitivja te ne.
9. si em. ~, ~I m. ~A, ~AT elektr. Poli pozitiv; kund. negativ. Pozitivi e negativi.