PRANISHËM mb.

1. Që është në një vend në një çast të caktuar, kur ndodh diçka, kur zhvillohet një ngjarje etj. Ishte i pranishëm.

2. Që gjendet diku, që është (për diçka). Emri i tij ishte i pranishëm në tri lista.

3. si em. ~ËM, ~MI (i) m. kryes. ~ËM,~MIT (të). Ata që marrin pjesë në një mbledhje, në një takim etj., pjesëmarrësit. Duartrokitjet e të pranishmëve. Përshëndeti të pranishmit. U njoh me të pranishmit.