PRAPËSE f.

1. kryes. Dy drunjtë e fundit të samarit, të kryqëzuar njëri me tjetrin, në të cilët kapet litari. Futi litarin në prapëse. E vari në prapëse.

2. Lesa që vihet prapa mbi shtratin e qerres që të mos bjerë ngarkesa. I vuri një prapëse.