prapakthim
PRAPAKTHIM m.
1. Kthim i dikujt prapa, duke u rrotulluar në vend ose në një vijë rreshtore. Prapakthim ushtarak. Prapakthim i shpejtë. Hapi i prapakthimit. Bëj prapakthim.
2. Kthimi prapa i dikujt dhe lëvizja e tij në drejtimin e kundërt me të parin; zmbrapsje. Armiku bëri prapakthim.
3. fig. Kthimi në gjendjen a në rrugën e mëparshme; pendim, tërheqje. S'ka mundësi prapakthimi.