PRAPTHI ndajf.

Prapë, mbrapsht. Ktheu prapthi.


PRAPTHI ndajf.

1. Nga ana e prapme; mbrapsht; kund. së mbari. E ktheu së prapthi. I mbathi këpucët së prapthi.

2. Në drejtim të kundërt me ecjen ose me mënyrën e zakonshme për kryerjen e një veprimi. Ecën së prapthi. E lexon radhën së prapthi.

3. fig. Jo ashtu siç duhet a siç është rregulli, shtrembër, mbrapsht; kund. së mbari. E ka filluar punën së prapthi. I bën të gjitha së prapthi.

  • I ka hipur kalit së prapthi (mbrapsht) shih te MBRAPSHT.