PRASHIT kal.

1. Rrëmoj jo thellë tokën e mbjellë, pasi kanë dalë e janë rritur bimët, që të shkrifërohet, të ajroset e të marrë lehtë lagështirën e nevojshme; punoj tokën e mbjellë dhe qëroj barërat e këqija me shatë ose me kultivator; mbath bimët me dhe, përdhej. Prashiti misrin (grurin, pambukun, perimet, vreshtin). Prashit qepët (domatet, lakrat). Prashit me shatë (me kultivator). Prashitin me krahë.

2. edhe jokal. fig. mospërf. Flas shumë për një çështje, për të cilën nuk interesohet njeri a nuk tregohet vëmendja e duhur; mundohem më kot ta bind dikë me fjalë; flas për një gjë, për të cilën nuk duhet folur, flas kot; llomotit, shij. Prashit në erë. Lëre të prashitë. Prashiti mbarë e prapë. Prashiti, prashiti, po s'bëri gjë.

  • Prashit në të thatë shih te THATË,~T (të). Prashit (mih, lëron) në ujë shih tek UJ/Ë,~I. Prashit (mih) para vetes shih te VET/E,~JA.