prashitës
PRASHITËS m.
Ai që merret me prashitjen e bimëve, punëtori që prashit. Skuadra e prashitësve.
PRASHITËS mb.
1. Që përdoret për të prashitur tokën e bimët. Kultivator prashitës. Makinë prashitëse.
2. Që ka nevojë të prashitet, që prashitet (për një bimë si misri, pambuku, fasulja etj.). Bimë (kultura) prashitëse.