PRAVULLOJ kal.

1. Mbaj mbi avull a fut në ujë të nxehtë këmbët, duart etj. kur mërdhij a kur më ka zënë rrufa; laj me ujë të nxehtë trupin a një pjesë të tij. Pravulloj shtatin. Pravulloj këmbët. Pravulloj hundët thith avull me hundë që të më shkojë të ftohtët.

2. Fut diçka në ujë të nxehtë, përvëloj; e nxeh a e ngroh shumë diçka me zjarr, e bëj avull. Pravulloj rrobat. Pravulloi odën.