PREDIKIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PREDIKOJ, PREDIKOHET. Predikimi i dogmave fetare. Predikimi i priftit.

2. fet. Fjala që u mban prifti besimtarëve në kishë për t'u shpjeguar një dogmë fetare, mësimet e fesë etj.; pjesë nga ungjilli që u lexohet e u shpjegohet besimtarëve nga prifti (në vendet ku vepron feja).