PREHËR m.

1. Vendi që formohet nga pjesa e përparme e kofshëve dhe e trupit, nga barku deri te gjunjët, kur rrimë ulur, ku zakonisht mbajmë fëmijët; pëqi. Mban fëmijën në prehër. Iu ul në prehër. Mbështeti kokën në prehër të nënës.

2. Pjesa e përparme e petkut nga barku deri te gjunjët. Tirq me prehër.

3. Përparje; bohçe. Një prehër arra (kumbulla, mollë). E priti në prehër.

4. Pjesa e përparme e vatrës a e oxhakut; shtroja para oxhakut.

5. fig. Vendi ku rritet, zhvillohet ose ndodhet diçka; vendi ku dikush gjen prehje e ngrohtësi; strehë; vatër; gji. Prehri i ngrohtë i nënës. Në prehër të familjes. Në prehrin e shoqërisë (e organizatës, e kolektivit). Në prehrin e lëndinave. Në prehrin e natyrës.

6. fig. Mjedisi, në të cilin bie dikush a diçka; gjendja, në të cilën ndodhet dikush a diçka; gji. Në prehrin e lirisë. Në prehrin e rehatisë. Ra (u hodh, shkau) në prehrin e armikut (e tradhtisë, e ideologjisë armike).

  • Ia thau prehrin shih te THAJ. Ia la kopilin (doçin, dobiçin) në prehër (në derë) thjeshtligj. shih te DERË, ~A. Ta vë (ta hedh) kopilin (dobiçin) në prehër thjeshtligj. është i tillë që fajin e vet ia hedh tjetrit. Është rritur në prehër të nënës edhe mospërf. është rritur me shumë kujdes e përkëdheli; është rritur me vezë në tigan. I vogël për prehër, i madh për zemër fj. u. i vogël në moshë, por trim.