prehem
PREHEM vetv.
1. Rri ndenjur a shtrirë për të pushuar, pushoj e çlodhem. U prehën për një orë. Prehen në hije. Prehu, se je i lodhur!
2. Merrem me diçka që më çlodh; ndiej kënaqësi; gjej qetësi. Prehem duke shëtitur (duke luajtur shah). Të prehen sytë kënaqesh duke shikuar gjëra të këndshme.
3. vet. veta III iron. Rri, qëndron prej kohësh pa e lëvizur njeri; dergjet. Preheshin ca hekurishte në një qoshe.
4. vet. veta III fig. lart. Rri i varrosur diku; pushon. Prehen dëshmorët e lirisë në Atdheun tonë të dashur. Prehet nën dhe. Prehu i qetë, o shok, se hakun do të ta marrim...
- Prehet (fle, e ka zënë gjumi) mbi dafina shih te DAFIN/Ë,~A.