prejardhje
PREJARDHJE f.
1. Lindja dhe formimi i diçkaje, fillimi i diçkaje, zanafillë, origjinë. Prejardhja e botës bimore (shtazore). Prejardhja e ilirëve (e shqiptarëve). Prejardhja e familjes. Prejardhja e njeriut.
2. Të qenët e dikujt në një klasë a grup shoqëror të caktuar; origjinë. Prejardhja shoqërore (klasore). Me prejardhje punëtore (fshatare). Çfarë prejardhje ka?
3. gjuh. Mënyrë e formimit të fjalëve të reja me anë të ndajshtesave fjalëformuese ose me kalimin nga një pjesë ligjërate në një tjetër. Prejardhje parashtesore (prapashtesore). Prejardhja në gjuhën shqipe.