PREKËS mb.

1. Që ka të bëjë me ndijimin e të prekurit, që provohet me anë të prekjes. Ngacmues prekës.

2. Që ka mani të prekë çdo gjë që sheh, që nuk i rrihet pa prekur diçka; keq. që ka mani a zakon të vjedhë. Djalë prekës.

3. fig. Që të ngjall ndjenja të forta, që të lë mbresa, mallëngjyes. Çast prekës. Fjalim prekës. Skenë prekëse. Bukuri prekëse. Tregim prekës.

4. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Ishte prekës i madh (i pandreqshëm).