prekur
PREKUR as.
Njëra nga të pesë shqisat: mundësia dhe aftësia për të ndijuar e perceptuar diçka me anë të lëkurës a duke e prekur; prekje. Shqisa e të prekurit.
PREKUR mb.
1. Që është prekur nga një sëmundje; i sëmurë. Fidanët e prekur. Pemët (kokrrat) e prekura. Kafshët (bagëtitë) e prekura. Bletët e prekura.
2. bised. Që është prekur nga tuberkulozi. Njeri i prekur. Ishte i prekur.
3. fig. Që ka përbërje a prejardhje politiko-shoqërore jo të mirë, që është prekur nga reformat e pushtetit popullor. Njeri i prekur.
4. fig. Që ka mbresa të thella për diçka, i mallëngjyer; që ndien dhembje për dikë a për diçka; i tronditur, i shqetësuar shumë; i fyer. I prekur në sedër. Ishte shumë i prekur. E ndjente veten të prekur.
5. Përd. em. sipas kuptimeve 2,3 të mbiemrit. Të prekurit dhe armiqtë. Petkat e të prekurit.