PRERËS m.

1. Punëtor a mjeshtër që punon me një vegël a me një makinë prerëse, që pret diçka në një proces prodhimi a pune. Prerës xhami. Prerësit e lëndës së drurit. Prerësi i llamarinës. Prerësit e tullave (e tjegullave).

2. Prestar.

3. tek. Prerëse.

4. Ai që ka prerë një monedhë. Prerësit e monedhës.


PRERËS mb.

1. Që shërben për të prerë; që është i mprehtë e mund të presësh diçka me të; që bëhet me mjete që presin. Vegël (pajisje, makinë) prerëse. Pjesa prerëse. Sharrë prerëse. Pinca prerëse pinca të posaçme që përdoren për të prerë tela ose llamarinë të hollë. Pykë prerëse. Dhëmbët prerës. zool. Punime prerëse (në miniera ku priten shtresat e mineralit).

2. Që të pret si me thikë, i mprehtë. Cifla prerëse. Gjethe prerëse.

3. gjeom. Që bie mbi një vijë, mbi një rrafsh a mbi një trup tjetër, që e kryqëzon; që pritet në dy a më shumë pika; që ka vetëm një pikë të përbashkët me një drejtëz, me një rrafsh a me një trup. Drejtëz prerëse. Rrafshe (plane) prerëse.

4. si em. ~, ~I m. kryes. ~, ~IT. Dhëmbët e përparmë që shërbejnë për të prerë, për të këputura për të brejtur diçka. Prerësit e kalit (e lepurit).