PRERËSE f.

1. Fem. e PRERËS, ~I 1,2. Prerëse batanijesh. Prerësja e biskotave. Prerësja e rrobave. Punon si prerëse.

2. tek. Pajisje, mekanizëm a pjesë e një mekanizmi, e cila shërben për të prerë; përdorëse që shërben për të prerë diçka; ana e mprehtë e një vegle prerëse, presë, teh. Prerëse elektrike. Prerëse xhami (qelqi). Prerëse gurësh (mermeri, metali). Prerëse thonjsh. Pastroi (mprehu) prerësen.