PRERJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PRES I, PRITEM I. Prerja e lëndës së drurit (e pyllit). Prerja e ujit (e energjisë elektrike). Prerja e dy drejtëzave. mat. Prerja e marrëdhënieve me dikë. Makina e prerjes. Kurs për prerje e qepje.

2. spec. Sipërfaqja që del kur presim ose kur e përfytyrojmë të prerë një trup dhe paraqitja e saj në vizatim për një qëllim të caktuar. Prerje tërthore. Prerje horizontale (pingule). Prerje gjeologjike paraqitje e shtresave të tokës dhe e mënyrës së vendosjes së tyre për qëllime studimi.

3. E çarë në trupin e një njeriu, të një kafshe a në trungun e një druri ose e çarë në një rrobë, që është bërë me thikë, me brisk etj.; e prerë. Iu mbyll prerja. E pllakosi prerjen me duhan. Ia qepi prerjet.

4. Vendi ku pritet a ndërpritet diçka. Prerjet e telit.

5. Dhembje e fortë, therje, e prerë; sëmbim. Prerje barku. Ka prerje.

6. fig. Rrafsh. Në prerjen bashkëkohore (historike).

  • Prerja e artë mat., art. shih tek ARTË (i,e).