PRESJE I f.

1. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare gjithnjë e gjelbër, me kërcell të drejtë deri në dy metra të lartë, me gjethe të ngushta si të preshit, me anë të mprehta e të dhëmbëzuara si sharrë dhe me lulesë të gjatë, që rritet nëpër këneta. Korrin presjet. Presja ta pret dorën si brisk.

2. shih PRES/Ë,~A I 3.

3. vjet. Vrasje mizore me thikë a me sëpatë.


PRESJE II f. gjuh.

Shenjë pikësimi (,) që tregon një pushim të shkurtër dhe ndan një fjalë, një grup fjalësh ose një a më shumë fjali. Përdorimi i presjes. Vë presjen.

  • Nuk luaj (nuk ndryshoj) asnjë presje nuk bëj asnjë ndryshim në atë që kam shkruar; nuk e ndryshoj fare qëndrimin tim. Nuk ndryshon në asnjë presje nuk ndryshon aspak, është njësoj me dikë a me diçka tjetër.