prij
PRIJ kal. dhe jokal.
1. I tregoj rrugën dikujt duke ecur vetë në ballë, eci përpara të tjerëve; udhëheq. U printe shokëve. I printe kolonës (printe kolonën). Na pri, se nuk e dimë rrugën! Ai printe e të tjerët vinin pus. U priu për në shtëpi. Dashi i printe kopesë. Ai as nuk të prin as nuk të ndjek. mospërf. nuk të zgjidh asnjë punë.
2. Udhëheq e drejtoj punën a veprimtarinë e një grupi njerëzish a të një populli; i tregoj rrugën dikujt për të arritur një qëllim; udhëheq në një punë. Prin ekspeditën. I prin popullit (ushtrisë). U prin masave. Prin në punë (në luftë).
3. Jam në krye të klasifikimit (gjatë një ndeshjeje, një gare etj.); jam në vendin e parë, kryesoj. Prin skuadra «Partizani» («Dinamo»).
4. vet. veta III. Ndodhet në fillim, gjendet përpara diçkaje tjetër në kohë, në një renditje etj. Veprës (romanit) i prin një parathënie (një hyrje).
5. vet. veta III fig. Më sjell dobi, më bën mirë; më shkon mbarë diçka. I prin klima e fshatit (deti, mali). I ka prirë shëndeti. Të priftë e mbara! ur. Nuk i ka prirë në atë punë nuk i ka ecur mbarë puna.