prindërve m. kryes. 1. Nëna dhe babai kundrejt fëmijëve. Prindër të dashur (të dhembshur, të kujdesshëm). Prindërit e mi. Prindërit e dëshmorëve (e nxënësve). Komiteti i prindërve në shkollë. Mbledhje e prindërve. Ndihmon prindërit. I nderon prindërit. U rrit pa prindër.

2. zool., bot. Kafsha mashkull dhe femër kundrejt pjellës; në dy bimët ose dy kafshët, nga kryqëzimi i të cilave dalin pasardhësit.

3. vet. Brezi i mëparshëm, nënat dhe baballarët; stërgjyshërit; të parët tanë.