PRISHËS m.

1. Ai që prish një ndërtesë, një mur etj. Prishësi i mureve.

2. Ai që sjell dëm të madh; ai që e dëmton rëndë diçka; ai që e çon diçka në shkatërrim të plotë. Prishësit e pyllit. Prishësi i shtëpisë.

3. Ai që prish shumë para dhe pa nevojë, ai që nuk i kursen të hollat, materialet etj., njeri tepër dorëlëshuar. Prishës i madh.

4. Ai që ndërpret rrjedhën e rregullt a zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, ai që prish qetësinë, rregullin e vendosur etj. Prishësi i qetësisë. Prishësi i rregullit (i disiplinës). Prishësi i lumturisë (i harmonisë) bashkëshortore.

5. Ai që shkel një marrëveshje, që nuk i qëndron besnik fjalës së dhënë etj. Prishësit e marrëveshjes. Prishësi i besës.


PRISHËS mb.

Tepër dorëlëshuar, shkapërderdhës. Njeri prishës. Nuk ishte prishës.