prishur
PRISHUR mb.
1. Që është rrëzuar përdhe, i rrënuar, i shembur, i shkatërruar. Shtëpi (urë) e prishur.
2. Që është dëmtuar sa nuk punon më; që ka dalë jashtë përdorimit. Orë (makinë) e prishur.
3. bised. I lënurur. Lesh i prishur.
4. Që ka pësuar humbje të mëdha, që është dëmtuar rëndë nga ana materiale ose ekonomike; i shkatërruar. Fshat i prishur. Familje e prishur. Ekonomi e prishur.
5. I shfytyruar, i shtrembëruar; që ka marrë një pamje të egër, që shpreh inat e zemërim. Erdhi me fytyrë të prishur.
6. Që është kalbur, është qelbur e ka zënë erë të keqe, që s'mund të përdoret më si ushqim; i thartuar. Mish i prishur. Vezë e prishur. Ushqime të prishura. Miell i prishur. Qumësht i prishur.
7. Që ka pësuar një tronditje të fortë dhe duket si i çmendur; i çmendur. Njeri i prishur. Ishte gjysmë i prishur.
8. Përd. em. sipas kuptimit 7 të mbiemrit. Ai i prishuri.
- Gramafon i prishur përb. njeri që flet shumë dhe kot, njeri që s'pushon së foluri. Është shoshë e prishur mospërf. është njeri llafazan, është thes i çjerrë. Vezë e prishur njeri pa vlerë e i keq. Me zemër të prishur i zemëruar; i pikëlluar, me zemër të thyer. E ka gojën të prishur (të shthurur, të rëndë) keq. shih te SHTHURUR (i,e). E kam mendjen të prishur më është turbulluar mendja, jam i hutuar, s'e kam mendjen në vend nga një tronditje, nga shqetësimi për dikë a për diçka etj.