PRITEM I vetv.

1. Çahem së gjati në trup me diçka të mprehtë; plagosem me thikë, me brisk, me sëpatë, me xham etj. U pre duke u rruar.

2. vet. veta III fig. bised. Pushon, ndalon, ndërpritet (për shiun, për borën etj.). U pre uji. U pre shiu (bora). Iu pre qumështi lehonës.

3. vet. veta III fig. bised. Nuk është më; nuk vjen më. Iu pre ky zakon. U prenë miqtë.

4. vet. veta III. Prishet (për qumështin). U pre qumështi kur po ziente.

5. vet. veta III. Kryqëzohet (për rrugët). Këtu priten rrugët.

6. vet. veta III gjeom. Takohet në një pikë a në një rrafsh me një tjetër. Priten dy drejtëza (dy rrafshe).

7. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) fig. bised. Ndiej lodhje të madhe në gjymtyrët, i ndiej gjymtyrët të rraskapitura, këputem; më pakësohet menjëherë, më ikën. M'u prenë fuqitë. Iu pre zëri (goja) nuk foli dot më; shtangu; ngriu në vend. M'u prenë këmbët (leqet e këmbëve, gjunjët) s'kisha më fuqi fare, u këputa, gati sa s'më ra të fikët, s'mbahesha dot me këmbë; u trondita shumë. Iu prenë gjunjët nga e përpjeta. Kur arriti në shtëpi u pre fare.

8. vetv. veta III bised. Ndiej një dëshirë a një nevojë të madhe e të ngutshme për diçka, s'bëj dot pa të. U pre për bukë. U premë për gjumë.

9. Pës. e PRES I.

  • Është prerë për dikë a për diçka është pikërisht për atë, shkojnë mirë së bashku, është shumë i përshtatshëm për dikë a për diçka. U pre në fytyrë i ndryshoi fytyra nga një tronditje e fortë. Iu pre (iu lidh) goja (gjuha, fjala) shih te LIDHEM. U pre (i ngriu, iu tremb) gjaku shih te GJAK,~U I. S'pritet lisi (druri) me një shpatë (me një të rënë të sëpatës) fj. u. shih te SËPAT/Ë,~A.


PRITEM II

1. Pavet. e PRES II. Siç pritej. S'më pritet sa të vijë dita. Pritet kohë e mirë në dyjavorin tjetër.

2. Pës. e PRES II. U prit me duartrokitje dhe me brohoritje. U pritën nga kryetari.