PRITSHMËRI f. libr.

1. Metodë e dëmshme pune kur nuk veprohet menjëherë, kur bëhen me vonesë ose zvarriten punët a çështjet, mungesë vetëveprimi, iniciative e gjallërie në punë, qëndrim në pritje pa vepruar; të qenët pasiv. Rrinte (qëndronte) në pritshmëri (në pozita pritshmërie).

2. Gjendja e një nëpunësi, të cilit nuk i është caktuar ende vendi i përhershëm i punës, gjendja kur dikush pret të emërohet në një punë a detyrë, dispozicion. Ishte në pritshmëri.