PRIVAT mb.

1. ek. Që është pronë e një njeriu, që nuk është shtetëror a shoqëror; që mbështetet në pronësinë vetjake mbi mjetet e prodhimit dhe i përdor këto për të shfrytëzuar punën e të tjerëve, si burim fitimi e pasurimi. Sipërmarrje private. Punishte private. Pronë private. Sektori privat. Tregtia private.

2. Që nuk është punonjës i ndonjë ekonomie shtetërore ose anëtar i ndonjë ekonomie të përbashkët, a kooperativiste, që ushtron një zeje a mjeshtëri më vete për të nxjerrë fitime. Bujk (zejtar, këpucar, rrobaqepës) privat.

3. Që bëhet nga prodhues të veçuar e me pronë të tyre vetjake mbi mjetet e prodhimit, nga ata që nuk janë anëtarë të ndonjë ekonomie shtetërore ose të përbashkët a kooperativiste. Punë private.

4. libr. Që lidhet me veprimtarinë e me interesat vetjake të një njeriu, që ka të bëjë me çështje të brendshme të familjes; që nuk është shtetëror, jozyrtar. Letër private. Bisedë telefonike private. Vizitë private. Çështje private. zyrt. Në jetën e tij private.

5. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT. Ai që nuk është punonjës i ndonjë ekonomie shtetërore ose anëtar i ndonjë ekonomie të përbashkët, ai që ushtron një zeje a mjeshtëri më vete për të nxjerrë fitime. Dyqanet e privatëve.