PRIZË f.

1. hidrol. Pajisje prej gypash, dërrasash etj., që vendoset në lumë ose nëpër kanale për të marrë ujin ose për ta shpërndarë atë në drejtime të caktuara; lëshues; pajisje që vendoset në gypat e ujit të pijshëm për të marrë ujë. Prizë kryesore. Prizë uji. Prizat e kanalit. Ndërtuan në prizë.

2. elektr. Pajisje prej lënde veçuese, me dy vrima, që shërben për të lidhur një aparat (furnelë elektrike, radio, televizor, hekur rrobash etj.) me burimin e rrymës elektrike. Prizë elektrike. Prizë muri. Vë në prizë. Heq nga priza.