probabilitet
PROBABILITET m.
1. libr. Gjasë, mundësi. Ka probabilitet.
2. filoz. Shkalla e mundësisë objektive që të realizohet një ngjarje e caktuar, e cila varet nga rrethanat e rastit; lidhja midis rrethanave të rastit dhe ngjarjes, midis rastësisë dhe mundësisë.
- Teoria e probabilitetit mat. degë e matematikës, e cila studion ligjësoritë e dukurive të rastit, duke u mbështetur në qëndrueshmërinë statistikore të dendurive të shfaqjes së këtyre dukurive, që mund të përsëriten në një numër të pakufizuar herësh.