PRODHIMTAR mb.

1. Që jep shumë prodhim, prodhues, pjellor. Vend prodhimtar. Tokë prodhimtare. Lopë prodhimtare. Lloj prodhimtar.

2. Që sjell fitim, që ka dobi; fitimprurës. Ekonomi prodhimtare. Degë prodhimtare.

3. Që ka pasur prodhime të shumta. Vit prodhimtar.

4. Që ka shkruar a ka bërë shumë vepra. Shkrimtar (dramaturg) prodhimtar.

5. gjuh. Që shërben për të formuar shumë fjalë e trajta fjalësh, prodhues. Prapashtesë prodhimtare.