PRODHUESHMËRI f.

Të qenët prodhues, prodhimtari; aftësia për të dhënë një sasi prodhimi në një njësi kohe të caktuar; sasia e prodhimit që jep një punonjës, një makinë, një sipërfaqe e caktuar toke etj. në krahasim me një njësi që merret si masë, rendiment; pjellori. Prodhueshmëri e lartë (e ulët, mesatare). Prodhueshmëria e bagëtisë (e lopëve). Prodhueshmëria e tokës. Rritja e prodhueshmërisë.