PRODUKT m.

1. Send me vlerë, mjet, vegël etj., që përgatitet në një fabrikë, në një ndërmarrje, në një sektor a në një degë të veçantë të ekonomisë; lëndë që nxirret me mënyra të ndryshme industriale, kimike etj.; diçka e dobishme që merret nga punimi i tokës, nga bagëtitë etj.; çdo gjë që prodhohet, prodhim; diçka që del nga puna e njeriut, prodhim i duarve e i mendjes së njeriut. Produkti i gatshëm. Produkte industriale (bujqësore, blegtorale). Produkti shoqëror. ek. Produktet e punës. ek. Produktet dhe nënproduktet e naftës. Produkt i duarve të klasës punëtore. Produkt i mendjes së shpikësve e të racionalizatorëve.

2. fig. libr. Rezultat, përfundim i diçkaje, pjellë, rrjedhoje e diçkaje. Gjuha shqipe është produkt i shumë shekujve e brezave.

3. shih PRODHIM,~I 5. Gjej produktin. mat.