profesionalizëm
PROFESIONALIZËM m.
1. Përgatitje shumë e mirë për të bërë një punë a për të ushtruar një veprimtari; mjeshtëri; kund. amatorizëm; diletantizëm. Profesionalizëm i lartë artistik.
2. keq. Prirje e gabuar që shfaqet kur vihet në plan të parë profesioni, kur i jepet rëndësi vetëm njohjes së profesionit, anës teknike e shkencore të tij, duke mos i kushtuar kujdesin e duhur përvetësimit të teorisë marksiste, qëllimit edukues të shkollës etj. Profesionalizëm i ngushtë. Shfaqje profesionalizmi. Të mos biem në profesionalizëm!
3. edhe ~MA, ~MAT gjuh. Fjalë a shprehje që njihet e përdoret vetëm nga njerëzit e një profesioni të caktuar.