profesionist
PROFESIONIST m.
Ai që e ushtron një profesion duke pasur përgatitje të veçantë; ai që është i përgatitur mirë për mjeshtërinë e vet; kund. amator; diletant. Profesionist i mirë. Profesionistët dhe amatorët.
PROFESIONIST mb.
Që ushtron një profesion duke pasur përgatitje të veçantë; që ka përgatitje të mirë për mjeshtërinë e vet; që ka të bëjë me profesionistët, që bëhet nga profesionistët, i profesionistëve; kund. amator; diletant. Artist (këngëtar) profesionist. Fotograf profesionist. Teatër profesionist. Estradë profesioniste.